-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e lideri të al-Kaidës, Shehu: Beogradi po kërcënon akoma në Ballkan

Kryesoret

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas vrasjes së lideri të al-Kaidës nga SHBA-të. 

Ai është shprehur se një situatë e tillë u përsërit në Ballkan, ku elementët fetar të Beogradit, të mbështetur nga Moska shkaktuan situatën e rëndë në Kosovë.

Po ashtu ai ka shtuar se nëse njëjta situatë po përsëritet dhe në Ukrainë, sipas tij nëse do të ndërhyrë në kohë situata do të ishte parandaluar.

Postimi i plotë

Eliminimi i al-Zawahiri nga ShBA, nje sukses qe duhet pershendetur.

Lideri terrorist i Al-Qaeda, pasardhesi i Bin Laden, mori ate qe meritonte.

U dha nje mesazh i qarte jo thjesht shpagimi per 11 Shtatorin e me shume, por u vendos dhe drejtesi.

Sidoqofte pasojat tragjike te akteve te tij e te organizates qe drejtonte, prej monstre dhe frikacaku keto, nuk mund te cbehen me nje eliminim.

Prandaj thelbesore ngel lufta me terrorizmin qe ne fillesat e saj, gje qe fatkeqesisht nuk po finalizohet me sukses.

Sepse dhe format, nderlidhjet midis tij, me krimin ne pergjithesi, bazat, burimet ideologjike, njerezore e materiale te tij tashme jane me te larmishme.

Terrorizmi i bazuar mbi radikalizmin e ekstremizmin fetar, fene politike, eshte njera ane, pjese qe i perkiste dhe al-Zawahiri.

Disfata e koalicionit demokratik ne Afganistan, kthimi i tij ne nje plasdarme te radikalizmit e terrorizmit islamik, e ka forcuar dhe ate afat gjate.

Po nuk eshte vetem kjo.

Ajo qe po ndodh ne Ukraine edhe nqs do ta quanim ne fillim nje agresion, flet tashti per nje genocid e terrorizem nacionalist ndaj nje populli, induktim urrejtje midis popujve, pavaresisht dhe nga feja e tyre.

U ndeshem ne Ballkan jo larg me nje terrorizem shteteror serb, me elemente nacionaliste e fetare te keq perdorur keto ne funksion te te parit, nga Beogradi.

Fatkeqesisht po ai Beograd jo vetem nuk ka kerkuar akoma falje, por perkundrazi i mbeshtetur nga Moska perseri kercenon….

Te shpresojme qe eliminimi i nje terroristi te tille ne Kabul te sherbeje me shume se nje akt i izoluar drejtesie, se paku per ate lloj terrorizmi.

Se nqs flasim per rajonin tone, gjykoj se ka vetem nje zgjidhje, europeizimi ne kuptimin e plote te fjales se tij.

Dhe kete nuk mund ta bejne ata, qe vazhdojne te jetojne ne boten e reminishencave, qe sollen ato vite tragjike.

Ate mund ta bejme se bashku, pa perjashtuar kerkend, por vetem nen lidershipin europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit