-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatori iranian niset për në Vjenë për bisedimet për marrëveshjen bërthamore të 2015-tës

Kryesoret

Kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Ali Bagheri Kani është nisur për në Vjenë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore që Teherani ka nënshkruar më 2015 me fuqitë botërore.

Bisedimet do të koordinohen nga Bashkimi Evropian dhe do të diskutohen ide të prezantuara nga palë të ndryshme, deklaroi për median shtetërore Ministria e Jashtme e Iranit.

BE-ja është negociatori kryesor i bisedimeve indirekte midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Bisedimet kanë për qëllim që të ringjallin marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Që nga tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja, Teherani gradualisht ka nisur të shkelë parimet e marrëveshjes.

Muajin e kaluar, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se ka propozuar një draft të ri për ringjalljen e marrëveshjes, e cila parashihte frenimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Më 25 korrik, Irani tha se kamerat monitoruese të vëzhguesit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, nuk do të aktivizohen derisa të arrihet një marrëveshje.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se dëshiron të rikthehet në marrëveshjen bërthamore, por kundërshton kërkesat e Iranit që Uashingtoni të heqë nga lista e organizatave terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit