Gjatë natës zjarrfikësit e Krujës kanë shuar rreth 80% e vatrës së zjarrit në fshatin Mukje duke shmangur djegien e banesave. Zjarri vijon të jetë aktiv në një zonë ku është e pamundur ndërhyrja me mjete, por po punohet me mjete rrethanore, ndërsa kërkohet ndërhyrja me helikopter.
Fatmirësisht nuk ka rrezik më për banesat. Zjarri mori përmasa të frikshme, ndërsa ka djegur rreth 50 hektar shkurre.