-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç i “ankohet” NATOS: Prishtina po frikëson popullsinë serbe

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën shqetësuese në veri të Kosovës.

Mediat serbe bëjnë të ditur se të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie vendimtare, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë e Metohi.

Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg, presidenti Vuçiç prezantoi qëndrimin e Serbisë lidhur me situatën jashtëzakonisht të vështirë në Kosovë dhe Metohi dhe e njohu atë me aktivitetet e Prishtinës që shkaktojnë frikë dhe trazira shtesë te qytetarët e nacionalitetit serb.

Gjithashtu, presidenti Vuçiq theksoi edhe një herë se Serbia nuk e ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as Rezolutën 1244 me një veprim të vetëm, pasi në asnjë mënyrë nuk kërcënon ruajtjen e paqes, por se vazhdon të sillet me përgjegjësi dhe seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjet e hapura.në lidhje me krahinën jugore serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit