-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti i drejtohet Haradinajt: Para tre vitesh kryekrimineli është pritur në zyrën tënde

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj kanë debatuar në Kuvend për situatën në veri dhe veprimet e fundit të Qeverisë.

Kurti tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç para 4 vitesh ishte pritur nga Haradinaj në zyrën e kryeministrit.

Vetëm ta keni parasysh, para 4 viteve kryekrimineli atje është pritur në zyrën e kryeministrit. A sot ka fletëarrest dhe është në listën e zezë të Thesarit Amerikan. Ky është dallim i madh. Andaj ju lutem mos më shisni moral dhe patriotizëm sepse ju njohim mirë”, tha Kurti.

Në replikë, Haradinaj i tha Kurtit të mos merrte merita për listën e zezë të SHBA-së, por të marrë masa për ministrin Goran Rakiç.

Kryeministri tha ‘mos shit moral’. Vërtetë s’kam kujt me ia shitë, se ia kisha shitë. Por atij që është bërë ‘good guy’ më s’di në çfarë drejtimi me i shitë moral… Mos merr merita për listën e zezë, tregona çka po bëhet me Rakiçin tënd. Njëjtë si ai tjetri është. Ti je në tavolinë me të”, tha ai.

Kurti kundërreplikoi duke thënë se është ‘good guy’.

Gjithmonë kam qenë ‘good guy’. Absolutisht unë nuk e kuptoj çfarë vlere paska mos me qenë ‘good guy’”, tha ai ndër tjerash.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit