Një gjykatë në Kaliforni dënoi një nga tre burrat e akuzuar për vjedhjen e qenve të Lady Gaga me katër vjet burg.
Jaylin Keyshawn White, 20 vjeç, pranoi se ishte pjesë e një bande që sulmoi dhe qëlloi kujdestarin e qenve Ryan Fischer, ndërsa ai po merrte tre bulldogët francezë të yllit të muzikës, respektivisht Koji, Gustav dhe Miss Asia, për një shëtitje në Hollywood në shkurt 2021.
Këngëtarja ofroi një shpërblim prej 500,000 dollarë për këdo që arrinte të sillte në shtëpi qentë e saj të dashur, që i përkasin një race shumë të dashur nga të famshmit amerikanë./Ansa