Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas incidentit me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve, duke deklaruar se një ngjarje e tillë nuk do të kishte ndodhur nëse salla e re e pritjeve në Shtëpinë e Bardhë, që aktualisht është në ndërtim, do të ishte tashmë në funksion.
Në një postim të tij në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi rëndësinë e këtij projekti për sigurinë e institucioneve presidenciale dhe për sigurinë e vendit.
“Ngjarja e djeshme është pikërisht arsyeja pse Shtëpia e Bardhë ka nevojë për një sallë të tillë të sigurt”, u shpreh Trump, duke shtuar se salla e re do të ketë “nivel sigurie ushtarake” dhe do të parandalojë hyrje të pakontrolluara, duke e quajtur ndërtimin e saj një domosdoshmëri për sigurinë e Shtëpisë së Bardhë.









