Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar në Balldren të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, është qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas të dhënave paraprake, makina ka pësuar dëmtime të shumta, kryesisht në pjesët anësore, duke u goditur disa herë nga persona ende të paidentifikuar. Brenda automjetit dyshohet se ndodheshin dy persona, një burrë dhe një grua, për të cilët ka dyshime se kanë humbur jetën si pasojë e sulmit, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Motivët e atentatit mbeten ende të paqarta.
/5pyetjet.al









