Ditën e enjte do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët dhe në mesditë me vranësira kalimtare.
Në relievet kodrinore dhe malore gjatë orëve më të nxehta të ditës parashikohen vranësira hera herës të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet e përgjatë luginave. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore 17 deri 35°C
në zona e ulëta 17 deri 39°C
në zona bregdetare 19 deri 36°C