Një 34-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim për kultivimin e bimëve narkotike. Policia e Durrësit në fshatin Kapedanaj, Ishëm, ka gjetur të kultivuara 254 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasi A. Gj., 34 vjeç, banues në Kapedanaj, Ishëm. Strukturat e Policisë vijojnë punën për kapjen e shtetasit A. Gj., si dhe për identifikimin dhe vënien në pranga të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.