Kryetari i Partisë së Liris, Ilir Meta ka shkuar për ngushëllime në familjen e vajzës që humbi jetën trafgjikisht nga skafi në Himarë.
Meta i shprehu ngushëllimet familjes dhe kërkoi llogari nga një shtet brutal dhe i papërgjegjshëm sipas tij.
“Është e rëndë për babin që e përjetoi këtë tmerr aq pranë, për familjen e saj. Për gjyshin që mezi e kishte pritur mbesën, ku ajo do ti tregonte se kishte përmirësuar gjuhën shqipe.
Kjo tragjedi nuk ka asnjë justifikim. Pasi ekziston një ligj për sigurinë në plazhe, është një vrasje e paralajmëruar pasi është një rast se është paralajmëruar edhe përpara.
Më e rënda në një moment që duhet të shfaqet pendesa, dhe marrja e vendimeve, na shpallet se Shqipëria është e para në rajon s ai për sa i përket sigurisë së plazhit. Çdo qytetarë duhet ti bashkohet kësaj proteste për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen. Gjithë ministrat duhet tël kishin dhënë dorëheqjen. ”, tha Meta.