Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka shpërthyer në flakë një makinë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.
Makina tip “Golf”, me drejtues një 19-vjeçar është përfshirë nga zjarri në zonën “Rotondo e Çermës”. Si pasojë e flakëve kanë pësuar djegie shoferi së bashku me 3 pasagjerët.
“Në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhin, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes“, ka njoftuar policia.