Piotr Krawczyk ka dhënë dorëheqjen. Kreu i Shërbimit të Jashtëm Sekret Polak “Agencja Wywiadu” është larguar nga posti i tij, pas vdekjes së tregtarit polak të armëve Andrzje Izdebski më 20 qershor në Tiranë, ngjarje që ende vijon të turbullojë Poloninë. Por deri tani pretendohet se e ka bërë për arsye personale.
“Megjithëse zyrtarisht deri më tani nuk jepet arsyeja se kjo dorëheqje e kreut të kësaj agjencie lidhet me vdekjen e Andrzje Izdebski,”- thotë gazeta polake Fakt. Në këtë shkrim thuhet se Piotr Krawczyk besohet të ketë dhënë dorëheqjen si pasojë e neglizhencës në trajtimin e kësaj çështjeje.
E ndërsa Izdebski u shpall në kërkim prej prokurorëve polakë, ai u gjet i vdekur në Shqipëri. Ditët e fundit janë publikuar informacione të reja lidhur me vdekjen e tij.
Gjatë nisjes së pandemisë ai në rolin e ndërmjetësit (broker), Andrzje Izdebski i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.
Por deri në Korrik të vitit 2020 ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion euro gjë të cilën ai e bëri por jo pjesën tjetër pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.