Ndriçim Dervishi, është njëri prej viktimave, që u aksidentua në Rrogozhinë. Dervishi zbulohet se ishte 32 vjeç.
Forcat zjarrfikëse dhe policia janë duke punuar ende për të parë se sa persona kanë qenë në makinë pasi përplasja ka qenë tepër e fortë dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh përballë kamionit.
Njoftimi i policisë
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, një mjet kamion me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip “Benz” me drejtues ende të paidentifikuar.
Si pasojë e aksidentit, dyshohet se mund të kenë humbur jetën dy persona.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.