-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditën efektivët në Peqin, “rebelët” rrezikojnë regjimin 41Bis

Kryesoret

Tre të burgosurit që dhunuan punonjësit e policisë në detyrë në IEVP Peqin, po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS.

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

  1. a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
  2. b) Përgatitja e praktikës për 3 të paraburgosurit për kalimin e tyre në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
  3. c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
  4. d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Rebelimi i të paraburgosurve

Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu u ngritën në revoltë ditën e enjte.

Ata nuk i janë bindur urdhrave të gardianëve dhe në momentin që kanë hyrë policët për t’i ndaluar, i kanë goditur.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dërgoi urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit