-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Varfëria ekstreme, Meta: Shpirtziu ka shpallur falimentin, borxhi jashtë kontrollit

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me kufirin e varfërisë në vend. Meta është shprehur se Rama që prej 2017 nuk ka bërë ndaj indeksimit të pagave, duke detyruar më shumë se gjysma e shqiptarëve të jetojnë në varfëri.

“Mbi 67% e popullsisë të këtij vendi jetojnë në kufirin e varfërisë. 56% e punonjësve jetojnë në kufirin e varfërisë. Që në 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat, kjo do të jetë iniciative jonë e parë në Kuvend.

Kjo gjë do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ato evropiane, sepse ky është sadizëm,” ka thënë Meta teksa ka shtuar se Rama ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët.

“Ka kryer super vjedhje, pafund, se nuk ka pasur kush ti denoncojë, po ashtu ka shkatërruar financat e bashkive dhe tani shpikin administratorët. Kur ju duhen vota shtojnë administratën dhe patronazhistët. Tani u shtrëngua situata me borxhin dhe falimentojnë bashkitë,” ka përfunduar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit