-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim i fuqishëm në Afganistan, vriten tetë persona

Kryesoret

Një bombë e fshehur në një karrocë të ngarkuar me perime shpërtheu në Kabul më 5 gusht, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke plagosur 18 të tjerë në një zonë të banuar kryesisht nga komuniteti mysliman shiit në Afganistan. Karroca ishte e parkuar në një zonë ku banorët blejnë ushqime, tha Khalid Zadran, zëdhënësi i emëruar nga talibanët në policinë e Kabulit.

Zadran fillimisht raportoi se dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga shpërthimi, duke thënë se ngjarja ndodhi në një zonë me civilë.

Edhe një herë, armiku kreu një sulm në [ditët e shenjta] dhe vrau civilë të pafajshëm,” tha Zadran pasi raportoi përditësimin mbi numrin e viktimave. Ai shtoi se ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

Lagjja e Kabulit ku ndodhi shpërthimi është e banuar kryesisht nga anëtarë të komunitetit etnik Hazara, të cilët janë kryesisht myslimanë shiitë.

Shiitët në Afganistan aktualisht po kremtojnë 10 ditët e para të muajit të shenjtë islamik të Muharremit, i cili kulmon në ditën e Ashura-s më 8 gusht, kur besimtarët mblidhen në xhami dhe marrin pjesë në falje.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) mori përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës me bombë në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin telegram.

Disa afganë duke pastruar një xhami të shkatërruar pas sulmeve në Kandahar. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Megjithëse numri i sulmeve të dhunshme publike në të gjithë vendin ka rënë që kur talibanët u kthyen në pushtet në gusht të vitit të kaluar, grupi ekstremist IS ka vazhduar të shënjestrojë popullsinë shiite.

Talibanët filluan një fushatë kundër selisë së IS-it në lindje të vendit pasi ata morën pushtetin. Një përleshje me armë në kryeqytetin e Afganistanit më 3 gusht në një lagje tjetër shiite shkaktoi të paktën pesë viktima, përfshi dy oficerë policie talibanë.

Përplasja me armë shpërtheu pasi policia nisi një operacion kundër një strehe në lagjen Karti Sakhi në Kabulin perëndimor të populluar nga shiitët. Oficerët vranë të paktën tre nga të armatosurit, për të cilët Zadran tha se ishin militantë të Shtetit Islamik-Khorasan (IS-K)./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit