Mësohen detaje të reja për ngjarjen tronditëse që ka ndodhur në Tiranë pranë shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri të dhunshëm, ndërsa një tjetër adoleshent është plagosur. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për Balkanweb se viktima luante futboll për ekipin Dinamo U-15.
Konflikti, që dyshohet të ketë nisur në rrjetet sociale, përfundoi në një përleshje fizike mes pesë adoleshentëve, ku dy nga ata u sulmuan me grushte dhe më pas me thikë. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e sulmit, ku tre adoleshentë (14 vjeçarë) kanë goditur viktimën dhe bashkëmoshatarin e tij.
Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat, ndërsa dy autorët janë identifikuar dhe pritet të intervistohen.