Deputeti Petrit Vasili ka reaguar për uljen e çmimit të naftës në bursë, por që kjo gjë nuk është pasqyruar në vendin ton.
Vasili është shprehur kjo është një vjedhje e hapur dhe se Rama ka ngritur një bord hajdutësh. Ai ka krahasuar çmimin e naftës në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, ku diferenca është prej 45 lekësh.
Postimi i plotë i Vasilit
Deklarata e Presidentit Biden, provë asgjesuese e vjedhjes se Qeverise me çmimin e Naftes!!!
Dje Presidenti amerikan Biden deklaroi shume shume qarte se çmimi i Naftes eshte ne renie rekord.
Ndersa Bordi i Hajduteve te Qeverise se Edi Rames vazhdon te mbaje shume te larte çmimin e Naftes.
Maqedonia e ka çmimin vetem 176 leke dhe uljet atje kane qene te vazhdueshme.
Ndersa ne Shqiperi çmimi eshte plot 221 leke.
Diferenca eshte e qarte dhe s’ka asnje justifikim pervec skenarit te vjedhjes qe qeveria po zbaton egersisht kunder shqiptareve.
Bordi i Hajduteve vetem vjedh shqiptaret me çmimin e naftes, faktet flasin vete.
Bordi i Hajduteve eshte thjesht nje vegel qorre qe perdoret nga Rama per te vazhduar pazarin e madh te bashkevjedhjeve me oligarket.
Deklarata e Presidentit Biden i ve vulen hajduterise shteterore te qeverise se Edi Rames me çmimin e Naftes.