Ish-shefi i komisariatit Arjan Tase do të përballet ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës me akuzën e vrasjes me dashje.
Më herët AMP ngriti akuzën vrasje nga pakujdesia, por u hodh nga Prokuroria e rrethit Vlorë, pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmive të pushuesve. Grupi hetimor ka konkluduar se Arjan Tase ka pasur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit.
Seanca për ish-komisarin duhet të kishte filluar por ajo u shty për orën 11:15.