E shtuna dhe diela do të jenë me temperatura më të larta.
Sipas të dhënave të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për shkak të lagështirës në ajër, temperaturat do të ndihen disa gradë më shumë se ajo në ajër.
Në këtë mënyrë si për ditën e shtunë ashtu dhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare. Në orët e nxehta të ditës (nga orët e mesditës deri ato të pasdites) në relievet malore në lindje si dhe ato kodrinore-malore në jug vranësirat do të jenë hera-herës deri të dendura.