-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë dhe kallashnikov, tre të rinj bien në “rrjetën” e policisë (EMRAT)

Kryesoret

Ersid Gjonaj, Fran Sokoli dhe Elisjon Memaj janë arrestuar nga polici pasi në makinën me të cilën udhëtonin janë gjetur drogë dhe armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Tropojë dhe gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 8 kg kanabis një kallashnikov dhe disa municione të tjera luftarake.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeta”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. Gj., 24 vjeç, banues në Geghysen, Tropojë, F. S., 34 vjeç, banues në Bugjon, Pukë dhe E. M., 22 vjeç, banues në Fierzë, Tropojë.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit”, Fierzë, duke udhëtuar me automjetin tip “Mitsubish”, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën rreth 8 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik, si dhe një karikator me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit