Ditën e sotme Policia e Vlorës ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 41-vjeçar pasi kërcënoi një bashkëqytetar. Mësohet se konflikti nisi për një vend parkimi.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.