-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Pse Mërtiri s’është në kërkim ndërkombëtar?”, 5 pyetjet e PD-së për inceneratorët

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, një deklaratë për mediat i ka drejtuar qeverisë dhe organeve të drejtësisë 5 pyetje për incerenatorët.

Ai ka kërkuar të dijë pse Mirel Mërtiri, përgjegjës në skemën e incerenatorëve, nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Qytetarët e Tiranës sot paguajnë 80 mijë dollarë në ditë, për pastrimin e qytetit dhe incenerimin e mbetjeve, proces i cili nuk ndodh.

Tani disa pyetje, mendoj krejt bazike, për SPAK-un:

1) Pas gjithë denoncimeve me fakte, data, emra dhe shifra, për një çështje që flitet në çdo mjedis, në parlament, nëpër kafene, në rrjete sociale dhe media, si ka mundësi që gumëzhin gjithë Shqipëria dhe vetëm ju nuk flisni?! Çfarë ju mban gojëmbyllur? Apo më mirë t’ju pyes, kush e ka fuqinë t’ju mbajë gojëmbyllur?

2) Përse nuk thërritet Erion Veliaj për dokumentin e firmosur në mars të vitit 2017, atëherë kur me firmën e tij ndryshoi fatin e kontratës për inceneratorin e Tiranës? Përse ky trajtim i veçantë për Veliajn?

3) Po Arben Ahmetaj përse nuk trajtohet nga drejtësia? Përse nuk e hetoni? Ka ndonjë status të veçantë?

4) Përse qeveria vijon të disbursojë qindra mijëra euro për pronarët e inceneratorëve që janë në kërkim?

5) Përse Mirel Mërtiri nuk shpallet person në kërkim ndërkombëtar, njëlloj si miqtë e tij si Zoto e Gugallja?,” është shprehur Këllici.

Ai ka përfunduar se e gjitha kjo ndodh pasi Veliaj-Ahmetaj-Balluku-Zoto-Mertiri-Gugallja i ndajnë paratë bashkë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit