-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shoferi fluturoi nga xhami, ishte tmerr”, Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci

Kryesoret

“Ishte e frikshme. Është si të shikosh një film horror. Na telefonuan rreth orës 5:50 të mëngjesit. Po nxirrnim të vdekurit dhe ishin më shumë se 10,”-kështu tha një nga zjarrfikësit që shërbeu sot në vendin ku ndodhi aksidenti i autobusit polak.  Autobusi u përplas me një mur dhe ra në kanal, ndërsa nga impakti i përplasjes, shoferi i autobusit doli nga xhami i përparmë. 

“Unë nuk kam përjetuar diçka të tillë që kur kam qenë një zjarrfikës dhe unë jam 60 vjeç,”- tha Ivan Ivančan, komandanti i forcave zjarrfikëse.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40 në kilometrin e 62-të të autostradës A4 në drejtim të Zagrebit ndërmjet Jarek Bisaskit dhe Podvorecit. Kryeministri polak ka reaguar mbi ngjarjen ku ka bërë me dije se personat në autobusë ishin pelegrinë që po udhëtonin për në vendin e shenjtë të Medjugores. Mijëra besimtarë vizitojnë çdo vit vendin e “Shfaqjes së Zojës” në Medjugorje, megjithëse Vatikani nuk e ka njohur kurrë zyrtarisht këtë vend si faltore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit