Një 35-vjeçar rus është dënuar me 18 vjet burg pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij në ditën e tyre të dasmës para mysafirëve të ftuar. Stepan Dolgikh, 35 vjeç, rrahu për vdekje gruan Oksana Poludentseva, 36 vjeç, më pas e hodhi trupin e saj në një luginë në Novosibirsk, Rusi.
Vrasësi u shpreh i papenduar para gjykatës teksa tha se besonte se gruaja e tij e kishte tradhtuar.
Dolgikh kishte vuajtur një dënim të mëparshëm për vrasje, por gruaja e cila e njohu atë ndërsa ai ishte në burg besonte se ajo mund ta ndryshonte. Dëshmitarët thanë se ai filloi të godiste me shqelma dhe grushte nënën e një fëmije Poludentseva pasi u bë ‘xheloz’ pasi ajo foli me një mysafir në dasmë./ Daily Mail