Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të ndërmarrë nismën që të indeksojë pagat.
Në një postim në Facebook, Meta bën me dije se kjo gjë do të bëhet në mënyrë të menjëhershme dhe se nëse nuk arrihet, do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Metës, pagat nuk janë indeksuar që nga viti 2017.
“Partia e Lirisë, në fillim të sesionit të ri parlamentar, angazhohet të ndërmarrë nismën për të garantuar me ligj indeksimin e menjëhershëm të pagave,”- shkruan Meta krah një videoje të publikuar.