Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të dielën një viktimë dhe 618 raste pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit.
Në këtë peridhë janë testuar 1.765 mostra, që nënkupton se 35.01 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Raste aktive janë 7.988.
Deri më tani, autoritetet shëndetësore kanë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.
Mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.