-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rajoni ukrainas që nuk është bombarduar prej fillimit të luftës

Kryesoret

Zëvendës ministri i Parë i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Yevhen Yenin raportoi se vetëm një rajon nuk është bombarduar që nga fillimi i luftës.

Bëhet fjalë për rajonin Chernivtsi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë vendase, duke cituar zyrtarin në transmetimin e teletonit të 7 gushtit.

“Nëse flasim për rajonet që vuajnë më shumë nga predhat ruse, është Donetsk-u, i cili u granatua më shumë se 3 mijë herë, Luhansk – 4 mijë herë, Mykolayivska u granatua 700 herë. Ka vetëm një rajon që, falë Zotit, nuk është bombarduar ende, dhe ai është rajoni i Chernivtsi-t”, u shpreh ai.

Sipas Yenin, më 6 gusht, rusët kryen 46 granatime, si rezultat i të cilave 16 persona vdiqën dhe dhjetëra u plagosën.

Rajoni i Chernivtsi-t kufizohet me Rumaninë, një vend i NATO-s.

Sirena e parë e sulmit ajror shpërtheu në Chernivtsi më 27 shkurt, katër ditë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Deri atëherë, ishin regjistruar orë të tëra filmime makthi nga Kievi, Mariupoli dhe Kharkiv, por Chernivtsi, në Ukrainën jugperëndimore, kishte mbetur e paprekur.

I vetmi ndryshim i dukshëm ishte se, shumë shpejt pas fillimit të luftimeve, dhjetëra mijëra refugjatë kishin filluar të hynin në qytet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit