Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se djali i saj posedon armë zjarri dhe ka shtënë në drejtim të djalit të hallës së tij.
Policia njofton se viktima nuk ka marrë plumb, ndërsa shton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:50.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjendet në arrati./Express