-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga vrasja aksidentale e 10-vjeçarit në Shkodër

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot (9 gusht) Shkodrën, ku një fëmijë 10 vjeç është vrarë me çifte aksidentalisht nga xhaxhai i tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Samrisht dhe nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se 68-vjeçari ishte duke pastruar armën e gjahut.

Ndërkohë nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vetë xhaxhai, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.08.2022, rreth orës  21:55, në fshatin Samrisht, Shkodër,  nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi Vlash Jakaj, 68 vjec, ka vrarë me armën e gjahut nipin e tij B.J, rreth 10 vjeç.

Nga e shtëna aksidentale  është plagosur në dorë dhe vetë shtetasi V.J.  jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje  po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë,  për  kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit