-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Do transportonte rreth një ton drogë, kjo është veniera luksoze që u kap nga Guardia di Finanza

Kryesoret

Në sajë të operacionit të zhvilluar ditën e djeshme nga polica shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza u sekuestrua një ton marijuanë me vlerë10 milionë euro. Gjithashtu u bënë dy arrestime në ujërat italiane dhe tre të tjera në zonën shqiptare. Së fundmi në mediat italine kanë dalë edhe pamjet e velierës që drejtohej nga dy ukrainas të cilët u arrestuan pasi shkëmbyen drogën me shqiptarët.

Droga ishte e ndarë në 153 pako të përmasave të ndryshme. Droga u soll nga shqiptarët rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar, ku tre skafe të mbushur plot ngarkuan drogën në velierën e ukrainasve.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 vlonjatët Arbër Saraseli, 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 22 vjeç dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç.

Ndërsa Guardia di Finanza, në ujërat italiane ka arrestuar në flagrancë dy shtetasit ukrainas Bychkovi Serhii , 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç.

Aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, kur 3 vlonjatët rreth orës 15:00 kanë transportuar lëndën e dyshuar narkotike marijuanë, me 3 skafe drejt një mjeti tjetër lundrues, në thellësi të ujërave të detit Jon dhe më pas e kanë nisur atë drejt Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit