“Ke pi sonte shumë” është një nga këngët më të veçanta të Ylli Limanit, e cila edhe pse kanë kaluar 5 vite dëgjohet ende të ditët e sotme.
Mirëpo, së fundmi, kjo këngë është bërë virale në TikTok dhe jo më kot. Në videoklipin e saj shfaqet figurante një nga artistet më të njohura të momentit, Loredana Zefi.
Kjo e fundit në atë periudhë nuk ishte bërë ende e famshme dhe në pamje ishte shumë ndryshe.
Duket se që ky klip ka ndikuar në marrëdhënien e dy artistëve sot, pasi ndonëse kanë kaluar shumë kohë, ata janë miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.