-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hyn në fuqi plani i BE-së për emergjencës e gazit, synim pakësimi 15% i konsumit

Kryesoret

Plani i emergjencës së Bashkimit Evropian për t’i paraprirë ndërprerjes së mundshme të furnizimeve me gazin rus hyn në fuqi, të martën.

Nevoja për këtë plan nisi pasi pas fillimit të luftës në Ukrainë, Moska ka pakësuar ndjeshëm furnizimet e bllokut me gazin e saj gjatë muajve të fundit.

Plani paracakton që vendet anëtare të bllokut të angazhohen që nga 1 gushti deri m 31 mars të vitit të ardhshëm për pakësimin e 15% të konsumit të gazit, krahasuar me konsumim mesatar gjatë së njëjtës periudhë në pesë vitet e fundit.

Sipas përllogaritjeve të Komisionit Evropian, synimi është që përmes këtij plani të kursehen 45 miliardë metër kub gaz. Plani parashikon po ashtu mundësinë e vendosjes së kuotave të detyrueshme të kursimit të gazit në të gjithë BE-në në rast mungese të madhe të furnizimeve me gaz.

Të paktën 15 vende anëtare të BE-së do të duhet të japin miratimin e tyre për aktivizimin e alarmit për uljen e detyrueshme të konsumit të gazit. Plani i emergjencës fillimisht do të jetë në fuqi për një vit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit