Policia e Kavajës ka arrestuar një 30-vjeçar me inicialet G.M pasi i ka grabitur me forcë varësen një vajze në zonën e Goelmit. Kamerat e sigurisë në zonë kanë bërë të mundur identifikimin e të riut që është prangosur pak orë më vonë.
Njoftimi: Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Grab”. I vodhi me dhunë varësen e floririt një shtetaseje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, identifikohent dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se ditën e sotme, rreth orës 13:30, në Golem, një person i kishte vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Grab”, për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, brenda pak minutave, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – G. M., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Ky shtetas, mesditën e sotme, në Golem, i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje dhe më pas është larguar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.