Prag tragjedie mund të cilësohet ajo që ka ndodhur rreth orës 21:45 të së martës në Kaninë të Vlorë, ku një 50-vjeçar është konfliktuar me bashkëshorten dhe më pas ka qëlluar më armë zjarri teksa pranë kanë qenë edhe dy fëmijët e mitur. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
“Sot, rreth orës 21:45, në fshatin Kaninë, Vlorë, dyshohet se shtetasi V. H., rreth 50 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit, në banesë, me bashkëshorten e tij, shtetasen L. H, dhe dy fëmijët e mitur, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.