Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër zëvendësim në ekipin negociator me Bashkimin Eruopian, pasi largoi Zef Mazin dhe e zëvendësoi me Majlinda Dhukën në postin e kryenegociatores.
Sipas vendimit të Qeverisë, nga ekipi negociator është larguar Juliana Latifi dhe është zëvendësuar me ish-kreun e KQZ-së Denar Biba. Latifi, ishte negociatore për kapitullin 5.
Vendimi i qeverisë është marrë më 29 korrik, ku Rama shkarkoi negociatorin Zef Mazi dhe në vend të tij emëroi Majlinda Dhukën. Kjo e fundit do të jetë dhe në krye të ministrit të Shtetit.
VENDIM Nr. 520, datë 29.7.2022
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe në vijim të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
1. Në vendimin nr. 422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime:
i. Fjalët “z. Zef Mazi, Kryenegociator;” zëvendësohen me “znj. Majlinda Dhuka, ministër Shteti dhe Kryenegociator (në vijim “Kryenegociatori”)”;
ii. Fjalët “znj. Juliana Latifi” zëvendësohen me “z. Denar Biba”.