-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Kastriot Reçit, dalin përgjigjet e ADN-së për ish-oficerin e RENEA-s

Kryesoret

Ish oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Pasi ka krahasuar ADN e përftuar nga pështyma e ish specialistit, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me te dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua nga distanca 150 metra ish pronari i një televizioni.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.

Së fundmi oficeri Remal Rada dhe Elton Hithi u arrestuan nga një shërbim policor teksa po qarkullonin me një mjet me targa angleze.

Në makinë u gjet një arme e llojit snajper, për të cilët që të dy këmbëngulën se ishin viktima të një skenari , dhe për këtë arsye prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e kamerave të një lokal të njohur ku ata pretendojnë se priten një qytetar që duhet t’ju sillte një porosi nga Britania e Madhe.

Remal Rada dha dorëheqjen nga RENEA disa muaj më parë dhe mbas këtij aksioni atij ju gjet një pistoletë në shtëpi. Por ADN ndaj tij për vrasjen e Reçit nuk është e vetmja, disa oficere të repartit special kanë dhënë ADN e së bashku me ta edhe ish oficere.

Policia tha se gjeti edhe në banesën e Remal Radës një arsenal municionesh, por në përfundim zyrtarisht armë u konsiderua vetëm një pistoletë, kurse të tjerat ishin pajisje të punës si stema, prozhektore që ish oficeri nuk i kishte dorëzuar ende e së bashku me to edhe pajisje që ai i përdorte për alpinizëm dhe not.

Fakti që prokuroria vijon te kryeje ADN mes specialeve dhe forcave ushtarake forcon dyshimet se vrasja e Kasteriot Reçit ka ndodhur nga persona me përgatitje speciale. Por se cilët janë ata, ende nuk dihet. / Panorama

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit