-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miliarderët e botës, gati planin për të rrëmbyer gurët e rrallë në ishullin e ngrirë

Kryesoret

Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy prej një grupi miliarderësh të cilët po mbështesin një kompani që ata shpresojnë të gjejnë burime për energji të pastër nën masën akullnajore në pjesën perëndimore të Groenlandës.

KoBold Metals është një kompani startup për eksplorimin e mineraleve. Aktualisht, ekipet e saj po kërkojnë metale dhe minerale të rralla dhe të çmuara nën akullin e Grenlandës.

Sipas Insider, këto materiale mund të përdoren për të ndërtuara makina elektrike me bateri të rinovueshme.

“Ne po kërkojmë një zbulim që do të jetë një nga depozitat më të mëdha, më të rëndësishme të nikelit dhe kobaltit në botë, potencialisht i aftë për të fuqizuar 100 milionë EV”, tha një zëdhënës i KoBold Metals, për Insider.

Një ekip prej 30 personash, duke përfshirë gjeologë, gjeofizikanë dhe pilotë, po eksplorojnë ishullin Disko dhe Gadishullin Nuussuaq, ku mineralet dhe metalet për bateritë dhe automjetet elektrike besohet të jenë në kodra dhe lugina.

Ekipi në Grenlandë po përdor sistemin e inteligjencës artificiale (AI) për të gjetur zona për shpime që mund të fillojnë verën e ardhshme,  sipas CNN . Përveç kësaj, ekipi po merr mostra dheu dhe po përdor drone dhe helikopterë për të zbuluar shtresat nën sipërfaqe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit