-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama zbulon bisedën me Erdogan: Kërkoi të më mbante, por kisha arsye të fortë të kthehesha

Kryesoret

Është nënshkruar këtë të mërkurë Memorandumi i Bashkëpunimit për realizimin e portit turistik të Durrësit. “Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh  teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës. Një falenderim i veçantë për Princin e Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur”.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama zbuloi edhe detaje nga takimi që ai pati paraditen e kësaj të mërkure me Erdogan në Ankara.

“Ishim në Ankara me presidentin Erdogan. Ai dëshironte të më mbante pak më shumë, por i thash se kam një arsye shumë të fortë për t’u kthyer në Shqipëri, pasi finalizojmë një punë të madhe negociatash, studimesh, nganjëherë edhe krisjesh në proces me Alabar. Presidenti më tha se për Muhamet Alabarin je i lirë të shkosh”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit