Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit, e filmuar me dronë në sheshin “Papa Gjon Pali II” në Tiranë dallohet një makinë me logo policie, e cila është tërësisht në shkelje me rregullat e qarkullimit rrugor.
“Në këtë video për “Dronin edukues” shfaqen disa nga sjelljet e drejtuesve të mjeteve ndaj këmbësorëve, në vendkalimet e tyre.
Nëpërmjet kësaj videoje ndërgjegjësojmë drejtuesit e mjeteve që t’u japin përparësi këmbësorëve, të cilët përfshihen shpeshherë në aksidentet rrugore në kryeqytet.
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia.