Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Librazhd-Prenjas.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të kenë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ka pasur gjatë ditës së sotme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.