-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet Klodian Keqi, kapet në tentativë arratisje për në Greqi

Kryesoret

Klodian Keqi, autor i vrasjes së 55-vjeçarit, Luan Hushi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia.

Ai është arrestuar në tentativë për të kaluar kufirin me Greqinë.

Pas arrestimit ai pritet të dërgohet në paraburgimin e Durrësit, ku atje do dalë përpara gjykatës për tu njohur edhe me akuzën e ngritur nga prokuroria. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 10 gushtit, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se u bë një konflikt banal për prerjen e druve në pyll.

Por kjo nuk është hera e parë që Klodian Keqi përfundon në burg. 12 vite më parë, ai u përfshi në një përplasje të armatosur mes dy fisesh në Fushë Krujë. 

Ai dhe vëllai i tij, Jetmiri, u përplasën me fisin Daci. Konflikti mes tyre përfundoi me një ‘luftë të vërtetë’. Mësohet se shkak i përplasjes u bë një konflikt pronësie. Jetmir Keqi dhe Mustafa Daci përfunduan të plagosur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit