Kreu i PD Sali Berisha është pyetur nga gazetarët në lidhje me referendumet, të paralajmëruara më herët nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Berisha tha se i mbështet referendumet, pasi në vendin tonë, Kushtetuta e ka humbur sensin e saj. Sipas tij Shqipëria ka nevoje për zërin e qytetarëve
“Prej kohësh jemi shprehur për referendum, ne disa takime, e vlerësoje qëndrimin e PL për referendumet. Kushtetuta ka humbur sensin e saj, me marrjen e të gjitha pushteteve të Edi Ramës, de facto ajo ka rënë. Misionin kryesor një kushtetute ka organin e pushteteve. Janë bërë ndërhyrje në kushtetute të shumëllojta, të cilat i kanë privuar zhdërvjellësitë. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre. U bë një referendum në 94, qeveria e humbi por ishte një zhvillim pozitiv. Referendim ka bërë vetëm PD gjatë këtyre muajve. Shqipëria ka nevoje për zërin e qytetarëve”, tha Berisha.