Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka reaguar për vetëvrasjen e Fatos Çollakut, në Prrenjas.
Braimllari ka akuzuar Rilnjden, duke theksuar se kjo është fytyra e vërtetë e e saj.
“Kjo është fytyra e Rilindjes: Të dhunshëm me fukarenjtë dhe bujarë me oligarkët dhe “bosët” në kërkim. Këta xhahilet e Rilindjes mavi edhe të shtyjnë drejt varfërisë ekstreme dhe vdekjes edhe gënjejnë e nuk kërkojnë falje. Ndërkohë dhjetëra milionë euro paguhen për aferën e djegëseve dhe pronarët në arrati”, shkruan Braimllari.
Vetëvarja e Fatos Çollakut në një pema pranë banesës së tij në fshatin Rrajcë të Prenjasit ishte ngjarja që tronditi opinionin publik dhe shembulli më i qartë i “shtëpisë së mjerimit”, ku një qytetar i jep jetës pasi nuk përballon dot më varfërinë.