Një grup grash në Afganistan kanë dal sot në protestë në Kabul për të drejtat e tyre, gjë e cila nuk i ka pëlqyer talebanëve. Ata kanë shpërndarë turmën e protestuesve duke qëlluar me armë zjarri në ajër. E hëna e 15 gushtit shënon përvjetorin e parë të hyrjes së talebanëve në Kabul, të cilët rifituan kështu pushtetin pasi regjimi i tyre i parë u përmbys në 2003 nga ndërhyrja anglo-amerikane.