-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talebanët eliminojnë liderin e ISIS, organizatorin e bombardimeve në aeroportin e Kabulit

Kryesoret

Organizatori i grupit ISIS që mendohej se kishte planifikuar bombardimin shkatërrues të vitit 2021 në aeroportin e Kabulit është vrarë nga talebanët në Afganistan, thonë zyrtarët amerikanë.

Bombardimi në gusht i mori jetën 170 civilëve dhe 13 ushtarëve amerikanë, ndërsa njerëzit po përpiqeshin të largoheshin nga vendi pasi talebanët morën kontrollin. Organizatori u vra disa javë më parë, por u desh kohë për të konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa emri nuk është bërë ende i ditur.

Zyrtarët amerikanë thanë se kishin përcaktuar përmes mbledhjes së inteligjencës dhe monitorimit të rajonit se lideri kishte vdekur, megjithëse nuk dhanë detaje të mëtejshme se si kishin mësuar se ai ishte përgjegjës për bombardimin.

Sipas një raporti në New York Times, SHBA mësuan për vdekjen e liderit në fillim të prillit. Është e paqartë nëse ai ishte në shënjestër të talebanëve apo nëse u vra gjatë luftimeve të vazhdueshme midis ISIS dhe talebanëve.

Të hënën, SHBA filloi të njoftonte familjet e ushtarëve të vrarë për vdekjen e liderit të ISIS.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit