-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka Botërore, projekt për Kalanë e Gjirokastrës

Kryesoret

Programi i Bankës Botërore për Zhvillim e Integruar Urban dhe Turizmin po mbështet restaurimin e Kalasë së Gjirokastrës, një ndër më të mëdhatë në Ballkan.

Sipas studiuesve restaurimi pritet të rrisë rreth 40% turizmin në zona të cilat nuk frekuentoheshin më parë.

Restaurimi ka hapur debate dhe për muzetë që ndodhen në Kala, të cilat nuk janë ndryshuar në formë dhe në përmbajtje që nga koha e regjimit komunist.
E ngritur mbi qytetin e gurtë në formën e një destrojeri luftarak detar, Kalaja e Gjirokastrës po i nënshtrohet restaurimit që po mbështeten nga një program i Bankës Botërore.

Punimet kanë përfshirë restaurimin e kullës së sahatit , mureve dhe galerive, riparime godinash që ndodhen në kala dhe trajtimin e problemeve të strukturave që në vite kanë pasur dëmtime.

Specialisti i drejtorisë së Monumenteve të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër Vaso Polo flet për këto ndërhyrje.

“Projekti i cili është në fazën e zbatimit në Kalanë e Gjiroakastrës do t`i japë rrugë disa problematikave që ka pasur në kohë kalaja. Problemet janë evidentuar me çarjet në strukturat murale të jashtme, lëvizje dhe me dëmtimet e monumenteve nga mungesa e investimeve ndër vite”.

Zoti Polo thotë më tej se ndërhyrjet do të rrisin turizmin me rreth 40% në pjesë të kalasë që nuk frekuentoheshin më parë.

“Kalaja e Gjirokastrës me projektin e tanishëm të financuar nga Banka Botërore në shumë pjesë që kanë qenë të errëta deri tani do të gjallërohet. Do të rritet të paktën rreth 40% vizitueshmëria në këto pejsë që kanë qenë të paaksesueshme deri tani dhe ku po ndërhyhet me restaurime dhe punime mirëmbajtëse”.

Restaurimet në kala kanë rikthyer vëmendjen edhe tek muzetë që ndodhen në të siç është Muzeu i Armëve dhe ish Burgu i famshëm i “7 penxhereve”. Përgjegjësi i muzeut Besnik Shehu thotë se ka ardhur koha që të vihet dorë në formë dhe në përmbajtjen muzeore në kala, që duhet të ndërtohet sipas tij mbi baza shkencore

Muzeumet që janë në kala kanë nevojë për ndërhyrje, ndoshta dhe kapitale. Po marr rastin konkret të Muzeut të Armëve Nuk e di si do jetë fati, pasi instancat e përcaktojnë por mendoj se duhet të egzistoje si muze dhe pse jo të egzistojë si muze kombëtar. Përderisa ky muze i armëve u vendos në Gjirokastër dhe në një farë mënyre e ka marrë statusin edhe kalaja prej këtij muzeu. Do thoja gjithashtu se nuk ka pse Gjirokastra, një qytet i Unesco-s, të ngelet me muze të nivelit lokal.”

Zoti Shehu thotë se vizitueshmëria ka ardhur duke u rritur pasi kalaja mbart mjaft veçori që e bëjnë atë tërheqëse si për turistët vendas edhe të huaj.

Gjurmët e ndërtimit të Kalasë së Gjirokastrës datojnë rreth shekullit të IV dhe në shekullin e XIII shfaqen dokumente për egzistencën e saj. Formën madhështore që ka sot Kalaja e mori në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës.

Kalaja e Gjirokastrës që në periudhën osmane kishte mjedise burgjesh brenda saj por burgu më i madh u ndërtuar në periudhën e mbretit Zog, në vitin 1932. Burgu ishte funksional edhe në kohën e komunizmit deri në vitet 1968, kur në kala nisi të ngrihej Muzeu Kombëtar i Armëve dhe të bëheshin përgatitjet për Festivalin Foklorik Kombëtar./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit