-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fluks automjetesh në Kapshticë, dogana shqiptare me kapacitet të plotë

Kryesoret

Numri i hyrjeve është në nivele të larta në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ku në datën 13 gusht kanë hyrë 7475 shtetas ndërkohë që kanë dalë 3686.

Janë të shumtë emigrantët shqiptarë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në vendin e tyre të lindjes, por po ashtu edhe për shkak të disa festave të cilat janë në gusht, si Shën Mëria apo dhe Festa e Birrës në Korçë.

Dogana shqiptare është duke punuar në kapacitetet e saj të plota, me 4 sportele në hyrje e 3 në dalje. Nuk paraqiten radhë të gjata edhe pse fluksi vazhdon të jetë i lartë.

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës që lidh Maqedoninë e Veriut me vendin tonë, më datën 13 gusht kanë hyrë 4707 shtetas dhe kanë dalë 3285 shtetas./Euronews

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit