Të paktën 7 persona kanë mbetur të plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr në Jerusalem, thanë zyrtarët izraelitë.
Sulmuesit qëlluan drejt një autobusi dhe hapën zjarr në një parking makinash pranë murit historik perëndimor në orën 01:24 me orën lokale.
Policia ka nisur një kërkim për të vënë në pranga personat e armatosur të cilët u arratisën menjëherë pas sulmet. Zëdhënësi i policisë tha për mediat lokale si incidenti po trajtohet si një sulm i dyshuar terrorist.
Shërbimi i ambulancës, Magen David Adom (MDA), tha se po trajtonte disa qytetarë që ranë pre e sulmit dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.